Thursday, December 27, 2007

Yllka Berisha - Miss Kosova 2007



Laholm http://www.hallandsposten.se/artikel.asp?oid=283265
Yllka vann skönhetstävling

Bild: CHRISTOPHER LEMBKE
Hemma igen. I tisdags var Yllka Berisha tillbaka på Osbeck igen. "Kompisarna kom och gratulerade och kramade om mig. Det kändes skönt att komma hit och bara vara jag igen".

2007-12-13 00:12LAHOLMI söndags kväll utsågs 17-åriga Laholms-tjejen Yllka Berisha till Miss Kosovo 2007. 36 timmar senare skrev hon terminens sista fysikprov på Osbecksgymnasiet.
– Åh, jag ville bara skrika!När juryns beslut stod klart i söndags kväll gick en dröm i uppfyllelse för Yllka Berisha i klass NV06.Som liten hade hon följt tävlingen på tv hemma i Sverige och det senaste året har hon ställt upp i Miss Albania och vunnit Miss Scandinavia för albaner.– Jag kände innan att det var nu det gällde. Men jag hade aldrig föreställt mig att jag skulle vinna, berättar Yllka som får lämna morgonens svensklektion för några minuter.Läraren Kristina Andersson är stolt över sin elev.– Hon har en vacker insida också! Yllka är en duktig elev och en god kamrat, det får man inte glömma, säger Kristina och återgår till lektionen.Yllka åkte ner till Kosovo tio dagar innan tävlingen. Förberedelserna var många och krävande, men när hon kom hem till sitt boende hos några släktingar åkte fysikboken fram. Provet i mekanik skrev Yllka klockan åtta i tisdags morse.– Det gick bra hoppas jag.Att Yllka bor i Sverige innebär att hon inte riktigt kommer att kunna vara med på alla de engagemang hon nu kommer att bjudas in till: tv-program, juryjobb med mera. Men en sak tänker hon inte missa.– Jag kommer att vara Kosovos representant i tävlingen Top model of the world som avgörs i Egypten i slutet av januari.Segern i tävlingen innebar ett fint pris i form av ett treårigt stipendium på en högskola i Kosovo.Yllka vet i dagsläget inte om hon efter studenten 2009 kommer att plugga vidare i Sverige eller i Kosovo, men visst har hon planer.– Jag tror jag vill bli läkare. Eller ingenjör.
CHRISTOPHER LEMBKE0430-792 12christopher.lembke@hallandsposten.se

1 comment:

Miss Kosova 2007 said...

Intervistë me “Miss Kosovën 2007”

Yllka Berisha: “Nuk kam defekte”

Yllka Berisha, e sapo kurorëzuar “Miss Kosova 2007”, është fëmija i parë i prindërve Avni dhe Burbuqe Berisha. Ka një motër dhe dy vëllezër. Jeton në Suedi që nga mosha dyvjeçare dhe është nxënëse e shkollës së mesme, drejtimi shkencor-natyror. Në kohën e lirë merret me muzikë. Dhe këtë verë e ka promovuar videoklipin e këngës së saj të parë në RTV21. Luan në piano dhe është valltare në shoqërinë kulturo-artistike “Marigona” në Laholm të Suedisë. Jo rastësisht është gjendur në Sheshin 21, ku u mbajt fundjavën e shkuar spektakli i bukurisë, për të pretenduar kurorën e më të bukurës në Kosovë, gjë që ia doli. Pjesëmarrja e saj në spektakle bukurie ka qenë edhe më e hershme, pasi ky është synimi i saj i kamotshëm. Vitin e kaluar ka marrë pjesë në “Miss Skandinavia 2006”, ku u kurorëzua Shoqëruesja e parë e missit. Mandej fiton të drejtën të marrë pjesë në “Miss Shqipëria 2006”, ku fiton kurorën e Shoqërueses së dytë të missit. Ndërsa e treta e vërteta ka qenë pjesëmarrja e saj në Miss Kosova 2007, duke rrëmbyer atë që ka dashur gjithnjë: kurorën e më të bukurës së Kosovës. Tani Yllka Berisha mezi po pret që Kosova të pavarësohet dhe ajo të përfaqësojë shtetin tonë në spektaklet ndërkombëtare të bukurisë në botë.

“Bota sot”: U bë një javë prej se e keni fituar titullin e më të bukurës së Kosovës. Si po e ndjeni veten, a ka ndryshuar jeta jote dhe si të kaloi java në përgjithësi?
Yllka: Unë veten e ndjej shumë, shumë më mirë pasi m’u realizua ëndrra ime e kamotshme për të qenë pjesëmarrëse edhe në “Miss Kosova”. Tani edhe shumë më mirë e ndjej veten, pasi u kurorëzova si miss i Kosovës. Jam shumë e lumtur. Tërë java më kaloi për bukuri, pasi shoqja ime, Xhejrane Beqaj, po atë natë kur u kurorëzova kishte vënë pllakatet me foton time në shkollën ku mësoj se jam zgjedhur Miss i Kosovës, kështu që gjithë shkolla më ka uruar për titullin miss. Gjithashtu kujdestarja e klasës sime ka thirrur gazetarin e gazetës krahinore dhe më ka bërë intervistë. Kështu që gjatë javës tërë shoqëria kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë uruar fitoren. Jeta ime nuk do të ndryshojë asgjë vetëm se angazhimet do të më shtohen.

“Bota sot”: Po në raport me shoqërinë, ka ndryshuar diçka?
Yllka: Jo, jo raporti me shoqërinë aspak nuk ka ndryshuar, përkundrazi raportet me ta janë edhe më të mira.

“Bota sot”: Si ka ardhur deri te pjesëmarrja juaj në këtë spektakël bukurie, pasi edhe jetoni në Suedi? Keni synuar edhe më herët të merrni pjesë në ndonjë organizim të tillë, apo ka qenë dikush tjetër që ju ka shtyrë?
Yllka: Po synimi im është i kamotshëm, pasi vitin e kaluar kam marrë pjesë në “Miss Skandinavia 2006” për komunitetin shqiptar, organizuar nga Agim Spahiu. Aty u kurorëzova si shoqëruesja e parë e missit. Mandej fitova të drejtën të marr pjesë në “Miss Shqipëria 2006”, ku edhe aty fitova kurorën e shoqërueses të dytë të missit. Kështu që gjithë këtë pjesëmarrje e kam pasur si shtytje nga familja, por s'ka munguar as shoqëria ime e ngushtë. Ndërsa për që të jem pjesëmarrëse në “Miss Kosova 2007” ka qenë synimi im, pas pjesëmarrjes në këto spektakle të vitit të kaluar, me dëshirën që Kosova do të pavarësohet dhe të jem një nga konkurrentet e missit të Kosovës së pavarur.


“Bota sot”: Jeni ndarë e kënaqur me trajtimin që ju është bërë gjatë përgatitjeve për “Miss Kosova 2007” dhe a e keni besuar se do të jeni ju ajo që do të fitoni?
Yllka: Po, në bazë të atyre kushteve që ofron Kosova ne kemi pasur një trajnim të veçantë nga përgatitja e organizatores Agnesa Vuthaj dhe koreografit Mentor Zymberaj, të cilët i falënderoj shumë. Koreografia ka qenë e nivelit që s’është parë më herët në spektakle bukurie. Kemi qenë gjithsej 19 vajza dhe të gjitha kemi ardhur për një qëllim, kemi luftuar për vend të parë ose së paku të ndahemi me një çmim, por asnjëherë nuk e kam pritur vendin e parë. Kështu që gjithë vendimi ka ra mbi jurinë profesionale dhe ata kanë qenë vendimmarrës se kush do të fitoj.

“Bota sot”: Kush është Yllka Berisha (pos që tashmë po e njohim si Miss)?
Yllka: Yllka Berisha është fëmija i parë i prindërve Avni dhe Burbuqe Berisha, si dhe kam një motër dhe dy vëllezër. Jetoj në Suedi që nga mosha dyvjeçare dhe jam nxënëse e shkollës së mesme, drejtimi shkencor-natyror. Në kohën e lirë merrem me muzikë. Këtë verë e kam promovuar videoklipin e këngës sime në TV21. Luaj në piano dhe jam valltare në shoqërinë kulturo-artistike “Marigona” këtu në Laholm të Suedisë.

“Bota sot”: Mendoni se ky çmim i më të bukurës do t’jua hap dyert e suksesit? A mjafton vetëm bukuria për të arritur në jetë?
Yllka: Po, shpresoj që po. Por nuk i dihet të ardhmes. Vetëm bukuria nuk mjafton, por për kompletimin e bukurisë duhet edhe të jesh e mençur që të dish ta përdorësh bukurinë në vende të duhura.

“Bota sot”: Është thënë se shumë shpejt do të udhëtoni në një spektakël modelimi në Dubai dhe, në qoftë se kemi fatin të pavarësohemi, sikur u tha edhe në spektakël, do të përfaqësosh Kosovën në Miss Bota. A ju gëzon ky fakt dhe me çfarë bindjeje do të udhëtonit atje?
Yllka: Po, më gëzon shumë ky fakt që ta përfaqësoj bukurinë kosovare në botë. Pra, siç u cek, kusht kryesor dhe i vetëm është që Kosova të pavarësohet, që shpresoj do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do ta kem të drejtën ta përfaqësoj shtetin tim të lindjes në ato spektakle ndërkombëtare. Bindja ime është që ta përfaqësoj Kosovën sa më denjësisht dhe shpresoj së paku një çmim ta marr, por kryesorja prapë është pjesëmarrja.

“Bota sot”: Çfarë ndjesie është të mbash kurorën e më të bukurës së Kosovës?
Yllka: Nuk ka fjalë të mjaftueshme ta përshkruash këtë ndjenjë aq të bukur. Kështu që e ndjej veten shumë të nderuar për titullin e më të bukurës.

“Bota sot”: Tashmë jeni miss i kurorëzuar. Ke pasur ndonjë ofertë gjatë këtyre ditëve për të qenë një imazh në botën e marketingut?
Yllka: Po, nga sponsori i spektaklit, shtëpia e modës “Menakon” nga Gjilani ku përfitoj nga rasti t'i përshëndes edhe menaxherin dhe stafin e tij për përkujdesjen e vajzave me veshje solemne gjatë natës finale. Si dhe “ArtFabe”.

“Bota sot”: Ku e gjen veten në të ardhmen?
Yllka: Në të ardhmen e gjej veten me një përgatitje shkollore të lartë si mjeke ose inxhiniere dhe atë diku në Kosovë.

“Bota sot”: E ndjen veten që je e bukur?
Yllka: (Qesh), juria e dha vlerësimin e vet. Pak shaka, sepse unë e ndjej veten si çdo njeri tjetër dhe të gjithë jemi të njëjtë dhe me vlerë të njëjtë.

“Bota sot”: Si reagon ndaj komplimenteve që të bëjnë?
Yllka: Reagoj thjesht dhe normal duke u falënderuar atyre për komplimente.

“Bota sot”: Çfarë vlerëson në pamjen tënde? Gjen ndonjë defekt?
Yllka: Të gjitha tiparet që m'i ka falë Zoti të cilat janë natyrale i vlerësoj. Kurse sa i përket defekteve nuk besoj që kam, por mbetet të vlerësohet nga të tjerët.

“Bota sot”: Cila është pika më e fortë në karakterin tënd?
Yllka: Sinqeriteti dhe besueshmëria.

“Bota sot”: Po pika jote e dobët?
Yllka: Pika ime e dobët është ndjeshmëria, reagoj shumë shpejt ndaj padrejtësive.

“Bota sot”: A është e dashuruar Yllka dhe çdo të thotë për ty të dashurosh?
Yllka: Jo, Yllka njëherë për njëherë nuk është e dashuruar. Të dashurosh do të thotë që t'i përkushtosh një personi me kohë dhe gjithë zemrën. Ju faleminderit shumë, jeni një gazetë mjaft e pëlqyer dhe e lexuar në diasporë.
Intervistoi: Violetë Pllana

Skeda:
Emri: Yllka
Mbiemri: Berisha
Mosha: 17
Shkollimi: Studente
Gjatësia: 174 cm
Pesha: 55 kg
Shenja e horoskopit: Bricjap
Libri i preferuar: Kodi i Da Vinçit
Filmi i preferuar: “A Walk To Remember”



Bota Sot